Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka zhvilluar protestën e saj të radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive nën hetim nga SPAK.
Protestuesit, të cilët mbanin flamuj dhe parulla, kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Protesta erdhi pas një periudhe të gjatë qëndrimi dhe përplasjesh me Policinë, ku Lapaj pati edhe dëmtime fizike.









