Valbon Limani, kandidati i ASH, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, është shprehur për zyrtarizimn e mandatit si kryetar i Komunës së Gostivarit, i dalë si fitues në zgjedhjet e 11 janarit, duke u zotuar se dot të punoj me nderë dhe përkushtim për Gostivarin.
Postimi i Limanit
Të nderuar qytetarë të Gostivarit, sot edhe zyrtarisht pranova mandatin që ma besuat në zgjedhjet e 11 janarit.
Në vazhdim, ua përcjell fjalimin e mbajtur me këtë rast:
Dëshiroj të ndaj me ju disa fjalë për këtë moment solemn siç është pranimi zyrtar i postit Kryetar i Komunës së Gostivarit.
Fushata jonë ishte ndryshe, ishte më e gjatë, më sfiduese, andaj edhe fitorja ishte më e madhe dhe jehona e saj ishte aq fortë, sa që e shndërroi fitoren e Gostivarit në një simbol të fuqisë së një populli.
Emri i kësaj fushate ishte i njëjtë si sllogani i saj: me Gostivarin n’
E kështu në zemër ishin dhe janë fëmijët e mrekullueshëm që na mbushin shtëpitë, lagjet e shkollat plot.
Në Gostivarin e zemrës time është Rinia që ka nevojë për ndihmën tonë.
Në Gostivarin e zemrës time janë gjyshërit, prindërit, motrat e vëllezërit që e bëjnë çdo pëllëmbë të këtij qyteti, nga fshati më i largët e deri në qendër, tokën më të dashur në botë.
Related