Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, ku u mblodhën 61 ministra dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.
Tema kryesore e këtij viti ishte “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë.”, duke theksuar lidhjen kritike mes sigurisë ujore dhe sigurisë ushqimore.
Në fjalën e tij, Salla theksoi angazhimin e Shqipërisë për përdorimin e ujitjes inteligjente, ruajtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e bioekonomisë blu si pjesë të zgjidhjeve globale për bujqësinë. Ai shprehu mbështetje për praktikat që minimizojnë ndotjen dhe promovojnë qëndrueshmërinë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në GFFA 2026 u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave të suksesshme në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.









