Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas deklaratave të Ramës, pak ditë më parë në Abu Dhabi, lidhur me gazetarin greko-amerikan, sipas kryeministrit grek, Edi Rama thotë gjera që nuk duhen thënë.
“E njoh shumë mirë zotin Rama, ka një mënyrë të veçantë të të shprehurit dhe shpesh i shpëtojnë gjëra që nuk duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një të gabuar dhe e kuptoi gabimin e tij. Mbaj në konsideratë korrigjimin; ishte një deklaratë e pafat, më mirë ta lëmë pas”, u shpreh Mitsotakis.









