Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, ku sipas tij duhen të vendosin planet për punën që i pret.
Por kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj e cila me sa duket i është përgjigjur një telefonate, ndërkohë që kryeministri fliste.
“Ne të tjerët nuk duhet ta prekim, ne që s’kemi kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin ë? Se mos dal edhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamajtë. Zot i madh! Kështu është kur nuk nxjerr mësime. Në vend të të lija në fund të ula këtu përpara”, u shpreh Rama.









