Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Iran, duke kërkuar ndryshimin e udhëheqjes dhe përfundimin e sundimit të Ajatollah Ali Khamenei.
Në një intervistë të fundit, Trump ka akuzuar regjimin iranian për dhunën dhe shkatërrimin që ka shkaktuar në vend dhe ka theksuar se është koha për një udhëheqje të re në Teheran. Kjo reagim vjen pas një periudhe të gjatë protestash në Iran, ku qytetarët kërkojnë ndryshime dhe ndihmë ndërkombëtare.
“Është koha për të kërkuar një udhëheqje të re në Iran,” tha Presidenti amerikan për “Politico”, duke shtuar se kishte mësuar se vrasjet e protestuesve kishin ndaluar, çka e kishte bërë të ndryshonte kursin e tij. “Vendimi më i mirë që ai mori ndonjëherë ishte të mos varte mbi 800 persona dy ditë më parë,” shtoi Trump, duke komentuar mbi situatën e protestave.
Përgjigja e Trump ndaj Khamenei u bë menjëherë pas deklaratave të këtij të fundit, i cili e akuzoi presidentin amerikan për përgjegjësinë e dhunës në Iran. Trump i kundërpërgjigjej duke e cilësuar Khamenein si përgjegjës për dhunën dhe shtypjen e vazhdueshme në Iran, duke shtuar se udhëheqësit që përdorin dhunën për të ruajtur pushtetin janë të paaftë. “Udhëheqja bazohet në respekt, jo në frikë dhe vdekje,” tha ai. “Ky është një njeri i sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz,” përfundoi Trump.









