Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe autoambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit të parë nga Policia Rrugore, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident.









