Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi të dielën se ka biseduar me homologun sirian, Ahmed al-Sharaa, për të shprehur shqetësimin lidhur me sulmet e vazhdueshme të qeverisë siriane ndaj forcave kurde të mbështetura nga Perëndimi.
Macron theksoi se sulmet duhet të ndalen dhe se as Franca dhe as Bashkimi Europian nuk mund të mbështesin një qasje të tillë.
Ai u shpreh se një armëpushim i qëndrueshëm është i domosdoshëm dhe qëndrueshmëria e Sirisë varet nga arritja e një marrëveshjeje.









