Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mamurras, ku anëtarët e Partisë Demokratike janë mbledhur për të diskutuar për protestën e 24 janarit.
Gjatë mbledhjes, dritat e godinës janë fikur papritur, një veprim që anëtarët e PD-së e kanë quajtur tentativë për të frikësuar ata.
Mariglend Doçi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e ka komentuar këtë akt si një shenjë të tmerrit të regjimit nga mundësia e një fitoreje të opozitës në 11 maj.
Ai e ka ndarë këtë ngjarje në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një manovër të pasuksesshme për të shtypur opozitën.









