Sot, para Gjykatës së Durrësit del ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i arrestuar tre ditë më parë.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me arratisjen e Altin Ndocit, një të paraburgosuri që u arratis gjatë një vizite mjekësore në spital. Gjykata vendosi masën “arrest në burg” për Cërlojn dhe “arrest shtëpie” për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe.
Pas ngjarjes, Ministri i Drejtësisë shkarkoi Cërlojn dhe pezulloi të gjithë zinxhirin komandues të IEVP Durrës. Hetimet treguan se procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve nuk ishin respektuar dhe se vizita mjekësore e Ndoci nuk ishte raportuar siç kërkohet.
Po ashtu, 8 persona, përfshirë punonjës të Policisë së Burgjeve dhe të IEVP Durrës, janë arrestuar përfshirë disa inspektorë dhe punonjës të tjerë, të cilët dyshohen për lidhje me arratisjen.









