Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri.
Ai është Jani Aliaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ai u arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë.
Gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.









