Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe ndodhet në spitalin QSUT, njofton drejtoria e burgjeve.
Llabani mori detyrën vetëm një javë më parë, pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm, Indrit Çurlaj, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.
Situata e tij shëndetësore po ndiqet nga afër nga stafi i QSUT.









