Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, një investim që është realizuar në bashkëpunim me bashkinë e Kamzës.
Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi projektin e përfunduar, një park prej 84 hektarësh që përfshin kënde lojërash, mol, amfiteatër dhe ambiente sportive, duke e shndërruar këtë zonë në një pikë të rëndësishme rekreative për qytetarët.
“Tiranë, Kamzë – Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë e rilindur prej 84 hektarësh, me një infrastrukturë që përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash, e fusha sportive, që mikpret në çdo ditë me mot të mirë mijëra banorë të zonës dhe ka rritur ndjeshëm vlerën e pronave përreth.”









