I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Redi Rama u shpreh se Shqipëria nuk po arrin të bëjë as minimumin institucional, duke mos reaguar as përmes një deklarate zyrtare lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë.
Sipas tij, fokusi i politikave amerikane është qytetari amerikan dhe interesat e brendshme të SHBA-së, ndërsa interesat e shqiptarëve mbeten jashtë vëmendjes.
“Ne nuk bëjmë dot as minimumin, as të shpallim një deklaratë. Synimi i tyre është qytetari i vet dhe interesat e tij, jo interesat e shqiptarëve. Emigrantët ilegalë atje kanë një ekonomi tjetër, kanë përfitimet e veta dhe funksionojnë në një realitet krejt ndryshe.”









