Denis Hajmerraj, babai i tre fëmijëve të mitur, ka kërkuar në gjykatën e Durrësit marrjen e kujdestarisë për fëmijët pas kushteve të tmerrshme higjeno-sanitare ku ata jetonin me nënën e tyre, Blerina Bashën.
Fëmijët, të prekur nga zgjebja, ishin gjetur nga komshinjtë dhe më pas ishte gjyshja e tyre që zbuluan abuzimet.
Hajmerraj ka argumentuar se ish-gruaja nuk ka kapacitetin për t’u kujdesur për ta për shkak të problemeve personale dhe ka dorëzuar prova si faturat arsimore të fëmijëve dhe video nga rrjetet sociale që dëshmojnë mungesën e kujdesit të nënës.
Gjithashtu, ai ka paraqitur informacion mbi udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit të Bashës pa fëmijët.
Pas zbulimit të kushteve, Blerina Basha u procedua për “Keqtrajtimin e të miturve”. Rasti pritet të shqyrtohet nga gjykata, pas hedhjes së shortit për gjyqtarin.









