-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5Pyetjet”: Rama i ftuar nga Trump, por Shqipëria ende pa qartësi për aleancat

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Kreshnik Spahiu komentoi ftesën që presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kryeministrit Edi Rama për Bordin e Paqes.

Spahiu u shpreh se, me të mirat dhe të këqijat e tij, Edi Rama është një figurë e rëndësishme në lobimin ndërkombëtar dhe merr pjesë në takime të nivelit të lartë, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë projektesh konkrete do të zbatohen për Palestinën dhe Gazën.

“Edi Rama, me të mirat ose me të këqijat e veta, është një pjesë e rëndësishme e lobimit që merr pjesë në këto takime. Lobimi nuk bëhet as për 24 orë dhe as për dy ditë, por është një proces i hershëm, i ndërtuar gjatë kohës. Kur arrihet në këtë pikë, është e vështirë të thuhet se me çfarë koncesionesh është arritur. Sot të gjithë liderët europianë janë në konflikt me Trumpin, madje kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë dhe më pas i kanë tërhequr. Debati në Shqipëri duhet të jetë i qartë: a është Shqipëria aleate me Bashkimin Europian apo po rreshtohet me Trumpin? Kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Parlament dhe kjo pyetje duhet të ngrihet nga opozita.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit