Autoritetet kanë marrë masa sigurie ndaj pesë oficerëve të Policisë së Shtetit, përfshirë një efektiv të forcave speciale RENEA, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm të basteve sportive.
Tre prej tyre janë vendosur nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa dy të tjerë dhe një shtetas i përfshirë në këtë çështje, kanë marrë masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërkohë që identiteti i oficerëve të ndaluar ende nuk është bërë publik.
Detaje të tjera priten në vijim, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









