-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Champions League rikthehet, sfida të nxehta në raundin e shtatë

Kryesoret

Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e shtatë, të parafundit në fazën e grupeve.

Pas 40 ditëve pushimi, skuadrat do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren dhe objektivat e tyre. Ndeshjet e ditës fillojnë në orën 16:30 me sfidën Kairat Almaty – Club Brugge në Kazakistan. Më pas, në Norvegji, Bodo/Glimt do të presë Manchester City në orën 18:45, me temperaturat e ulëta që mund të krijojnë vështirësi për ekipin anglez.

Në orën 21:00, do të zhvillohen disa ndeshje interesante, duke përfshirë sfidën e fortë mes Interit dhe Arsenalit në “San Siro”.

Interi ka pasur dy humbje radhazi, ndërsa Arsenal kryeson grupin me 18 pikë të plota nga gjashtë ndeshje. Po në këtë orar do të luhen edhe ndeshje si Real Madrid – Monaco, Sporting Lisbonë – PSG dhe FC Copenhagen – Napoli, të cilat pritet të sjellin emocione të mëdha për tifozët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit