Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Alban Dokushit, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, duke shpallur të pavlefshëm urdhrin e shkarkimit të tij.
Sipas vendimit të gjykatës, shkarkimi është konsideruar një shkelje serioze e ligjit dhe e procedurave të parashikuara.
Vendimi është i menjëhershëm dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar. Alban Dokushi u shkarkua nga detyra pas arrestimit të ish-kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nga kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani.
Ky vendim i gjykatës vjen si një fitorë për Dokushin dhe sjell një mesazh për rëndësinë e ndjekjes së ligjit në proceset e shkarkimit të funksionarëve të shtetit.









