-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, Noka: Koha i dha të drejtë Berishës

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e përgjithshme për rastin e gjyqtares Irena Gjoka. “Koha është aleati më i madh i Berishës. I jep gjithmonë të drejtë.

Prokuroria e Përgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e dënuar në Greqi. Mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç. Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji” shprehet ai.

Por çfarë ndodhi?

Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kështu deklaroi përmes një njoftimi Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në këtë institucion.

Sipas organit të akuzës, ka rezultuar se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme, është autentik.

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë këtë përfundim Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është autoriteti përfundimtar që do të vendosë për përfundimin, ose jo, të mandatit të Gjokës.

Gjyqtarja e posaçme është sulmuar veçanërisht nga kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa ka gjykuar edhe çështje të tjera të përfaqësuesve të opozitës, si Ilir Metës dhe Fatmir Mediut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit