Klevis Balliu, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka komentuar procesin e përjashtimit të deputetëve të opozitës, duke theksuar se ky vendim i dëmton qytetarët dhe jo partitë politike.
Ai ka kërkuar që të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë nga Byroja e Kuvendit, pasi sipas tij, ky vendim është një përpjekje për të heshtur ata që kanë ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Nëse deboni deputetët, përjashtoni qytetarët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur kartelat, por për të thënë të vërtetën.” Ai theksoi se të gjitha denoncimet që ka bërë kundër qeverisë kanë rezultuar të vërteta, duke përmendur se ata që janë akuzuar tashmë janë në burg. Po ashtu, ai sfidoi maxhorancën, duke kërkuar prova nëse akuzat ndaj tij dhe deputetëve të tjerë janë të pasakta,” shprehet Balliu.









