Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se ky proces nuk mund të vlerësohet vetëm nga miratimi formal i ligjeve në Kuvend.
Ajo nënvizoi se integrimi ka të bëjë me përmbushjen e standardeve që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët, si arsimi, shëndetësia, siguria ushqimore, ekonomia dhe infrastruktura.
“Integrimi europian nuk matet me numrin e ligjeve të miratuara formalisht në Kuvend, por me standardet reale që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Shqipëria ende është shumë larg përmbushjes së këtyre standardeve.”









