-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 vite nga ‘21 Janari’/ Mark Nika kërkon takimin me prokurorin e SPAK për hetimet

Kryesoret

Pas zhvillimit të homazheve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për viktimat e 21 janarit, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka shkuar në SPAK për të kërkuar një takim me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.

Ai ka kërkuar të informohet mbi ecurinë e hetimeve lidhur me tragjedinë, duke theksuar se janë bërë ekspertimet dhe zëri në audion e dorëzuar nga ai është identifikuar, por nuk mund të jepen më shumë detaje për momentin.

“Do të takoj prokurorin për ta pyetur për ecurinë e hetimeve, jemi palë në procesin hetimor dhe ata janë të detyruar të na japin shpjegime. Nuk kemi informacion deri tani. Janë bërë ekspertimet, zëri është identifikuar, por janë sekrete hetimore. Kam kërkuar unë takim”, ka thënë Mark Nika.

Hetimet për ngjarjen e 21 janarit, ku katër protestues humbën jetën, vazhdojnë të mbeten në fokus, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për viktimat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit