Barcelona arriti fitore në transfertë ndaj Slavia Prague, duke triumfuar 4-2, pavarësisht nisjes jo bindëse të ndeshjes. Fitore bindëse edhe për Juventusin, që në “Allianz Stadium” mposhti 2-0 Benficën.
Bayern Munich konfirmoi formën e mirë duke mundur 2-0 Royale Union Saint-Gilloise. Liverpool u kthye me tre pikë të arta nga transferta e vështirë në “Velodrome”, duke mposhtur Marseille 3-0.
Chelsea vuajti më shumë se pritej, por arriti të marrë fitoren minimale 1-0 ndaj Pafos.









