-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror, u vranë 4 protestues nga një mendje kriminale

Kryesoret

Ngjarja e 21 Janarit, një nga momentet më të dhimbshme dhe kontroversiale të politikës shqiptare, vazhdon të ngjallë debate dhe ndasi të thella në shoqërinë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar këtë ngjarje tragjike dhe ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësinë e tij për vrasjen e katër protestuesve.

Deklaratat e tij, të bëra në kuadër të një aktiviteti përkujtimor, nxjerrin në pah dhimbjen e paqartësinë që ende mbizotëron lidhur me drejtësinë për këtë ngjarje.


Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij se: “Rrëmuja e nxitur e ktheu protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve dhe forcave të rendit duke na detyruar të ktheheshim në seli. Përtej reagimit të turmës, për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e Kryeministrisë, përveç një makine që u filmua të hynte në një derë anësore të hapur si ftesë për kurth. Asnjë dëshmitar në vend e më pas asnjë material filmik nuk nxori askund në pah praninë e asnjë armë të vetme në radhët e protestuesve, por mijëra fishekë luftarakë u shkrehën në ajër për të ndaluar një turmë që u përfshi në konflikt fizik vetëm nga përpjekja për ta shuar protestën që pa nisur. U vranë 4 protestues, u plagosën disa të tjerë, pasojë e një mendje kriminale që nuk do humbte rastin të tregonte se të vriste në të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan urdhrin.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit