-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje të dendur bore në qarkun e Dibrës, vështirësi në qarkullim

Kryesoret

Reshjet e borës janë rikthyer me intensitet në Qarkun e Dibrës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në zona të ndryshme malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit.

Bora ka nisur të bjerë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në zonat e thella malore, si në Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Zall-Dardhë, raportohet për një trashësi bore deri në 15 centimetra.

Si pasojë e reshjeve të borës, janë shfaqur probleme në rrugët rurale dhe më konkretisht në Rrugën e Arbrit, ku vështirësi janë raportuar në segmentin nga Qafa e Buallit deri në Peshkopi.

Gjithashtu, rrugët në zonën e Fushë-Bulqizës dhe në pjesë të tjera të Qarkut të Dibrës janë të mbuluara nga bore dhe akull, duke bërë që situata të jetë mjaft problematike, veçanërisht në zonat e pishave në Fushë-Bulqizë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit