-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e borës rikthehen, policia bën thirrje për kujdes në rrugë

Kryesoret

Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona të vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në akset rrugore malore. Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se situata është më e vështirë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Sarandë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë të pranishme në terren për të parandaluar aksidentet dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës. Po ashtu, policia është në koordinim me autoritetet përgjegjëse dhe firmat kontraktore për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës.

Një masë e veçantë është marrë për Qafë Thanë, ku do të ndalohet kalimi i kamionëve për rreth 2-3 orë derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase. Policia ka kërkuar nga shoferët të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit