-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Trump: Dua ta blej tani Groenlandën, pa mua nuk ka NATO

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nga Davosi ishte shumë i ashpër me Europën dhe lështoi një ultimatum të fundit për Groenlandën.

“Është e mrekullueshme të jem përsëri në Davosin e bukur, në Zvicër, dhe t’u drejtohem kaq shumë liderëve të respektuar të biznesit – kaq shumë miq, disa armiq” tha ai.

Mesazh për Evropën? “E dua Evropën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha presidenti i SHBA-së.

Një vit në detyrë. “Dje u mbush një vit i administratës sonë të re me rezultate të shkëlqyera në të gjitha aspektet”, tha ai, duke folur për një ekonomi dhe investime që janë “galopante” dhe “kufij të sigurt”.

Foli edhe për emigracionin. Ai tha se “kufijtë e hapur dhe të rrezikshëm” të Amerikës tani janë mbyllur. Ai tha gjithashtu se Perëndimi ka importuar emigrantë nga vende të largëta për të transferuar punën manuale në punë më të lirë.

Donald Trump përsëriti një deklaratë që e ka bërë në të kaluarën, se presidentët amerikanë janë përpjekur ta blejnë Groenlandën për gati dy shekuj.

“Në vitin 2019, Danimarka tha se do të shpenzonte mbi 200 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Groenlandës. Por, siç e dini, ka shpenzuar më pak se 1% të kësaj shume”, thotë ai.

Trump përsëriti një deklaratë tjetër të mëparshme se vetëm SHBA-të mund ta mbrojnë Groenlandën, “ta zhvillojnë dhe ta përmirësojnë atë dhe ta bëjnë atë në mënyrë që të jetë e mirë për Evropën dhe e sigurt për Evropën, dhe e mirë për ne”.

“Kjo është arsyeja pse unë po kërkoj negociata të menjëhershme për të diskutuar rinegociimin e blerjes së Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, pasi ne kemi fituar shumë territore të tjera gjatë historisë sonë, siç kanë bërë shumë vende evropiane. Nuk ka asgjë të keqe me këtë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit