-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Gjyqi për kompetencat, Kuvendi: Në rastin Balluku, gjykata shkeli Kushtetutën

Kryesoret

Prej orës 10:00 në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për kompetencat mes gjyqësorit dhe qeverisë në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut. Të pranishëm për të përfaqësuar Prokurorinë e Posaçme janë prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të shoqëruar me këshilltarin Fabian Zhilla.

Përfaqësuesi i qeverisë do të jetë Herald Jonuzaj. Institucioni i presidentit përfaqësohet nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hermioni Braho dhe Drejtorja e Përgjithshme, Eriola Shia. Kuvendi ka si përfaqësuese drejtoreshën juridike, Mimoza Arbi, e cila u shpreh se deputeti gëzon imunitet dhe nuk ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit.

Në vlerësimin e Kuvendit, vendim i GJKKO-së cënon parimin e ndarjes dhe barazisë së pushteteve të sanskionuara në nenin 7 të Kushtetutës, në disa dimensione.

“Nga perspektiva e pushtetit legjislativ ndërhyrja gjyqësore në përbërjen e Këshillit të Ministrave që Kuvendi ka miratuar, përbën një cënim të drejtpërdrejtë të kompetencave kushtetuese. Kuvendi ka ushtruar rolin e tij kushtetues të dhënies së besimit, duke vlerësuar programin dhe përbërjen e qeverisë së propozuar nga kryeministri dhe të dekretuar nga presidenti.

Ky proces kushtetues që përfshin tre organe të larta të shtetit nuk mund të anashkalohet, ose të pezullohet me një vendim gjyqësor që nuk mbështetet në asnjë dispozitë kushtetuese dhe që i jep pushtetit gjyqësor kompetencë të ndërhyjë në këtë proces.

Nga perspektiva e pushtetit ekzekutiv pezullimi i një ministri krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn drejtpërdrejtë në funksionimin e organeve të larta të ekzekutivit kushtetues.

Pezullimi i një anëtari të këtij këshilli kolegjial ndikon drejtpërdrejti në aftësinë e tij për të marrë vendime në fushën e përgjegjësisë së ministrit të pezulluar duke krijuar një pamundësi faktike në ushtrimin e kompetencave kushtetuese të Këshillit të Ministrave”, tha ajo.

LIVE-Gjyqi i kompetencave në Kushtetuese, qeveria: Gjykata shkeli Kushtetutën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit