Kreu i Lëvizjes “Shipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, sot nga takimi që po zhvillon me banorët e qytetit të Shkodrës u ka bërë thirrje të gjithëve ti bashkohen në protestën e radhës që do të zhvilohet me 31 janar përpara kryeministrisë në Tiranë.
Postimi i Lapajt
Jemi brezi i fundit që luftojmë kështu, po plaken prindërit e mi dhe po shohim se si po na ikën jeta edhe ne. Njerëzit duhet ti thërrasin mendjes, ose këtë vend kanë për ta gëzuar të tjetër. Do shtiesh njëherë në pushkë që të të vijë tjetri të ndihmojë. Po nuk shtive, nuk vij unë. Shumë thonë nuk e rrëzoni dot, por rrëzimi është proces. Por ne po ja rrëzojmë fasadën që askush nuk kishte guxuar ta bënte.









