-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbër Çeliku: Nga gjuha e Naimit te gjuha e përkthimit: Kur hibridizimi shpallet shkencë

Kryesoret

Sot i hodha një sy Fjalorit të Madh, tashmë të lëshuar në versionin online për publikun e gjerë dhe, me shumë keqardhje po e them, ishte një zhgënjim i madh. Assesi nuk mund ta besoj, se emra aq të mëdhenj të gjuhësisë të ishin pjesë e redaksisë dhe grupeve punuese të hartimit të këtij fjalori. Me siguri ua kanë futur emrat aty pa i pyetur fare, siç tashmë është bërë zakon në këto rrethanat tona të përçudnuara akademike, tjetër arsyetim nuk kam, duke pasur parasysh profilin e tyre profesional shkencor. Sido që të jetë puna, ky fjalor as shkronjën F të fjalorit nuk e plotëson dhe urgjentisht duhet të hiqet nga përdorimi.

Në vazhdim po rendis disa shembuj ilustrues, për ta argumentuar atë që thashë:

  1. As në redaksinë e fjalorit dhe as në grupet punuese nuk ka gjuhëtarë nga të gjitha trojet (përveç dy emrave, në mos gaboj, nga Kosova), gjë që dëshmon qartë, se grupet punuese nuk kanë bërë asnjë punë në terren për vjeljen e leksemave autoktone shqipe. Psh, Kërçova me rrethinë ka një mori fjalësh dhe njësish frazeologjike, të cilat janë të lashta dhe autoktone si: gjylvetare, xhadi, shashkane, burrë katërliqesh, etj., por gjithashtu edhe Rajoni i Pollogut, i Karadakut, Rrafshi i Dukagjinit, Lugina e Preshevës dhe, kështu me radhë, kanë leksemat dhe njësitë e tyre autoktone shqipe, që në këtë fjalor as që janë marrë parasysh. Kjo i bie që ky fjalor u shërben vetëm shqiptarëve të Shqipërisë dhe jo neve të tjerëve që, siç do të shohim në vazhdim, as që i kuptojmë shumë fjalë të përfshira në të, që janë me prejardhje italiane.
  2. Gjuha e folur në diskursin publik në Shqipëri, me italianizma të theksuara, pra gjuha shqipe e hibridizuar atje, është bërë pjesë e pandashme e Fjalorit të Madh të shqipes së sotme. Fjalët si grataçela (ital. Grattacielo), kambist (ital. Cambista), rimorkio, rimorkiator, rimorkioj, rimorkiohem (ital. Rimorchio), etazher (frëngj. Etage), akoma (nga greqishtja) dhe, por ta shfletosh tërë fjalorin, do të rezultojnë me mijë fjalë të tilla nga italishtja dhe gjuhët e tjera, që me botimin e këtij fjalori familjarizohen pa nevojë në gjuhën shqipe, por nuk qëndron këtu problemi, sa ky fjalor dhe këto fjalë, në të ardhmen, do të përdoren si pikë referimi për pasurinë e gjuhës shqipe, pa e ditur se ato janë përkthime kalke dhe e ndërndyejnë gjuhën shqipe. Do të ishte njësoj sikur ne gjuhëtarët nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi të mblidheshim dhe të hartonin një fjalor me ndikimet sllave, që ende përdoren në diskursin publik te ne si zgrada për ndërtesë, menuvaçnica për këmbimore, prikolica, prikollka për karrocën tërheqëse, etj.
  3. Sqarim i pavend dhe me një gjuhë triviale e leksemës vajzë: “Fëmijë i seksit femër”, që bie ndesh me etikën e normës akademike, në vend të përdorimit “Fëmijë i gjinisë femërore”, etj.

Fjalori në fjalë, në këtë format, nuk i shërben askujt. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë duhet ta tërheqë atë plotësisht nga përdorimi dhe t’i qaset me seriozitet punës, që në sytë e botës mos të rezultojmë kaq përçmues ndaj vetvetes dhe gjuhës sonë të bukur e të lashtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit