-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Selanik për dhunë ndaj motrës

Kryesoret

Një 14-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia në Selanik për shkak se ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij 16-vjeçare.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Asvestochor-it, ndërsa vajza e mitur u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas mediave greke, 14-vjeçari u arrestua pas akuzës për goditje me grushte ndaj motrës së tij. Incidenti ka ndodhur pas një sherri të mëparshëm mes tyre për arsye të vogla dhe banale.

Pasi u paraqit në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Selanik, me urdhër të prokurorit, i mituri u la i lirë, ndërkohë që u urdhërua të zhvillohet një hetim paraprak për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit