Policia e Korçës ka arrestuar një 50-vjeçar dhe shpallur në kërkim një tjetër person, pas zbardhjes së një rasti shpërndarjeje të lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar “Drenova” ka çuar në kapjen e M. M., të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua një pako me rreth 104 gramë kanabis.
Hetimet kanë treguar se 50-vjeçari bashkëpunonte me K. M., 37 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Policia vijon punën për kapjen e tij, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për procedurat e mëtejshme.
Ky operacion është pjesë e masave të përvitshme për parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve në rajon.









