-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi i Paqes, Bardhi: Nuk votuam që Rama të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron se opozita votoi kundër në nenet e projektligjit që theksonin se do të ishte Kryeministri Edi Rama dhe jo Presidenti që do të përfaqësonte Shqipërinë në Bordin e Paqes. Por Edi Rama u tha, se me votën e tyre, do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë.

“Opozita votoi në bllok kundër neneve që përmbanin emrin e Edi Ramës në ligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ky është një akt i paprecedent që nxjerr në pah hallin e madh të Edi Ramës. Mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit amendamentet tona që ligji të marrë tiparet e ligjit të Republikës.

Mazhoranca mund ta rehatojë Edi Ramën duke i vënë emrin në ligj, por ai e di mirë se nuk ka as rehati, as lavdi për hajdutët. Për ata që bashkëpunojnë me kartelet e drogës. Për ata që kanë vjedhur dhe zhvatur shqiptarët pa mëshirë.

Duke nisur nga vota,

duke vazhduar me pasuritë publike,

me koncesionet,

me tenderat,

me taksat,

me pronën,

me të ardhmen e këtij vendi.

Mazhoranca mund të përdorë sot një dokument të aleatit tonë strategjik për të blerë kohë, por Edi Rama duhet ta dijë se nuk ka shpëtim nga përballja.

Sepse përballja e vërtetë do të jetë më 24 janar, me qytetarët. Dhe përballë qytetarëve, asnjë manovër politike dhe asnjë emër në letër nuk ka vlerë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit