Anis Mehmeti është zyrtarisht lojtar i Ipswich Town në Championship, lajm i konfirmuar nga vetë klubi anglez.
Futbollisti shqiptar ka firmosur një kontratë të vlefshme për tre vite e gjysmë.
Ai ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në ambientet e klubit të ri.
Transferimi realizohet në një moment kur Ipswich Town renditet në vendin e tretë në kampionat.
Skuadra konsiderohet mes pretendenteve për ngjitje në Premier League.









