Çfarë janë dronët dhe si mund të prodhohen? Po mundohem të jap një përshkrim përmbledhës në vijim. Dronët janë pajisje të thjeshta fluturuese, në rastin më të mirë mund të quhen kompjutera fluturues. Si fillim janë ndërtuar si lodra për fëmijë, para 10-15 vjetësh, më vonë u perfeksionuan dhe morën destinacione të shumta: për qëllime mediatike, shkollore, policore dhe ushtarake.
Dronët sot prodhohen me ligj të veçantë në cdo shtet, prodhimi pa licencë dhe individual është i kundraligjshem. Persona të apasionuar pas tyre mund ta prodhojnë dronin në rrugë artizanale duke mbledhur pjesët e nevojshme, ndërsa prodhimi i dronëve speciale për qëllime policore ose luftarake bëhet në fabrikë me bazë teknologjike rigoroze dhe të licencuar.
Ekzistojnë edhe drona ujore dhe nën ujore për qëllime luftarake. Prodhimi i dronave të licencuar bazohet mbi këtë skeme orientuese: Struktura e dronit ngrihet mbi një dizajn të llogaritur mirë që ka për bazë ligjin e tretë të Njutonit ku ekuilibrohen 4 forca: NGRITJA (LIFT ), GRAVITETI, SHTYTJA (THRUST), REZISTENCA E AJRIT (DRAG).
Mbi këtë dizajn ndërtohet një strukture e thjeshtë prej alumini e plastike, brenda së cilës montohen motori elektrik, bateria prej litiumi që furnizon energjinë, paketa elektronike-truri komandues i dronit dhe sensorët përkatës për stabilizim fluturimi, orientim (xhiroskop -për rrotullim, akselerometer-kontroll shpejtësisë, magnetometer-orientim, barometer- lartesimates).
Në përgjithesi droni ka kosto të vogël, përdorim të lehtë, ndërsa për qëllime luftarake, përvec këtyre nuk rrezikon jetë njerëzish. Droni për qëllime luftarake përdoret për fotografim, informacion, sulm, etj. Mund të ketë përdorim të njëherëshem dhe vetëasgjesues (kamikax) ose të shumëhereshëm. Dronat prodhohen në shumë vende që kanë bazën e nevojshme teknologjike.
Në Shqipëri një bazë e tillë është uzina e aviacionit në Kuçovë e cila është në gjendje të prodhojë cdo lloj droni. Lidhur me komentet për dronët në Kosovë mendoj se janë nga persona amatorë që nuk e dinë se në luftën për çlirimin e Kosovës dronët nuk ekzistonin si dhe sot dronët nuk kanë ndonjë rol përcaktues në luftë, përvec se nje rol mjaft dytësor, ata mbeten një mjet i thjesht jo vendimtar, por praktik.









