Partia Demokratike ka denoncuar se, pavarësisht kalimit të 7 vjetëve nga tërmeti i vitit 2019, shumë qytetarë vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje për pronat e tyre, duke përfshirë dhe ata që janë skualifikuar nga programet e rindërtimit.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncoi një rast konkret nga Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat, ku një banore e shpallur e pabanueshme pas tërmetit nuk ka mundur të përfitojë nga grantet për rikonstruksionin e shtëpisë, edhe pse ka një certifikatë të rregullt pronësie.
“Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, por ende sot, shumë qytetarë nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre. Shumë qytetarë ndjehen të braktisur nga shteti dhe të mashtruar nga propaganda zyrtare. Institucionet duhet të japin zgjidhje konkrete, jo justifikime burokratike.”
Ky rast ka nxitur pyetje të mëdha mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe procedurat e rindërtimit, duke lënë shumë familje ende në pritje për një zgjidhje të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë.
/5pyetjet.al









