Reforma në drejtësi i hoqi mjaft kompetenca Prokurorit të Përgjithshëm, megjithatë Olsian Çela ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtuesit e prokurorive të rretheve. Takimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.
Gjatë këtij takimi, kreu i akuzës ka qenë i prerë në porositë e tij për prokurorët. Pikat kryesore ku u ndal ai janë: më shumë efikasitet, statistika të sata dhe angazhimin e oficerëve të policisë gjyqësore.









