Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmet e publikuara mbi sekuestrimin e telefonit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. SPAK sqaron se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK.









