-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump për Iranin: Forca të mëdha ushtarake janë në lëvizje, SHBA po monitoron situatën

Kryesoret

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit janë përshkallëzuar pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili njoftoi se forca të konsiderueshme ushtarake amerikane po lëvizin drejt rajonit të Republikës Islamike.

Trump tha se Uashingtoni po monitoronte nga afër situatën në Teheran dhe se ishte në gatishmëri të shtuar.

Ai theksoi se ende po “peshonte opsionet” e tij në lidhje me Iranin, duke përmendur dërgimin e një “force të madhe” ushtarake në rajon, pa dhënë detaje të tjera mbi operacionet e mundshme.

Deklaratat e Trump vijnë në një periudhë të tensioneve të larta, pas protestave masive në Iran dhe shtypjes së përgjakshme të tyre nga autoritetet. Këto zhvillime kanë nxitur kërcënime të ndërsjella mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke rritur shqetësimet për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit