-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu: Projektligji modernizon kontrollin mbi armët dhe municionet

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka paraqitur në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme një projektligj të ri, i cili ka për qëllim rregullimin e importit, eksportit dhe tranzitit të armëve dhe municioneve.

Ky ligj është pjesë e përpjekjeve për të përmbushur standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke e modernizuar kontrollin shtetëror mbi këtë sektor. Vengu theksoi se ky projektligj është një përgjigje ndaj nevojës për një kontroll më të rreptë dhe më të sigurt të tregtisë ndërkombëtare të armëve, duke garantuar përputhjen me protokollet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.

Ai gjithashtu njoftoi se janë në proces ndërtimi i kompanive të përbashkëta shtet-privat për prodhimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake “Made in Albania”, të cilat pritet të fillojnë prodhimin brenda këtij viti.

“Projektligji për importin, eksportin, transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve vjen si përgjigje për një nevojë reale për të modernizuar kontrollin shtetëror mbi transferimin ndërkombëtar të armëve të zjarrit. Detyrimet që na çuan drejt kësaj reforme burojnë nga protokolli i OKB kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe nga ana tjetër dhe nga direktivat e fundit të BE-së.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit