Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar thellimin e ndarjeve brenda Evropës pas lansimit të Bordit të Paqes në Davos, duke e konsideruar këtë iniciativë si një hap që ka shtuar pasigurinë për të ardhmen e kontinentit.
Ai ka theksuar se shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk janë shprehur ende zyrtarisht për këtë nismë dhe disa prej tyre nuk po marrin pjesë fare. Në këtë kontekst, Vuçiç ka ngritur pyetje edhe për funksionin dhe rolin e Bordit të Paqes në skenën ndërkombëtare.
“Ky Bord i Paqes ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk po marrin pjesë, ose nuk janë shprehur ende. Nuk është e qartë se çfarë funksioni do të ketë ky Bord, dhe e ardhmja do të jetë e vështirë,” ka deklaruar Vuçiçi.
/5pyetjet.al









