-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BDI akuzon Mickoskin për kapjen politike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Kryesoret

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen në Universitetin “Nënë Tereze” në Shkup, duke e cilësuar situatën aktuale si “mashtrim politik” dhe degradim institucional informon Tetovasot.

Në një deklaratë publike, Visar Sulejmani theksoi se ky institucion nuk është një universitet i rastësishëm, por një projekt për të cilin është luftuar me vite.

“Ky nuk është universitet i rastësishëm, por institucion për të cilin kemi luftuar me vite”, deklaroi Sulejmani.

Ai rikujtoi se Universiteti “Nëna Tereze” është themeluar si universitet shtetëror dhe publik në Shkup, duke u zgjeruar më pas në lokacionin e Kazermës Ilinden.

“E kemi themeluar si universitet shtetëror dhe publik në Shkup, e kemi zgjeruar në lokacionin Kazermë Ilinden dhe e kemi rinovuar duke krijuar kushte reale për mësim dhe punë shkencore”, tha Sulejmani.

Sipas tij, pas ndërrimit të pushtetit ka ndodhur kapja e parë politike e këtij institucioni.

“Pas ndërrimit të pushtetit, universiteti u shndërrua në bazë partie”, u shpreh ai.

Sulejmani akuzoi qeverinë se sot ky institucion funksionon pa bazë ligjore për ndërtim dhe pa transparencë.

“Sot ky institucion nuk ka leje ndërtimi nga Ministria e Transportit, nuk ka projekt të miratuar, nuk ka kontratë reale ndërtimi, afat kohor dhe as transparencë financiare”, theksoi ai.

Ai shtoi se janë përkeqësuar edhe kushtet e punës në universitet dhe se nuk ekziston asnjë perspektivë zhvillimi.

“Janë përkeqësuar kushtet e punës dhe nuk ka asnjë perspektivë zhvillimi për këtë universitet”, deklaroi Sulejmani.

Sipas BDI-së, qeveria po ushtron presion për mbylljen e programeve kryesore dhe po kërcënon me bashkimin e universitetit me institucione të tjera të arsimit të lartë në vend.

“Qeveria po kërkon mbylljen e programeve kryesore dhe po kërcënon me bashkimin e këtij universiteti me universitetet tjera në vend. Ky është rezultati i mashtrimeve të tyre”, përfundoi Sulejmai./ TV

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit