Mëngjesin e sotëm ka nisur transferimi i 150 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, nëpër burgje të ndryshme, për shkak të rikonstruksionit.
Konkretisht 85 të burgosur janë transferuar drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.
Sipas drejtorisë së burgjeve, procesi është realizuar nën masa të rrepta sigurie, me shoqërimin e forcave operacionale dhe nën drejtimin e specialistëve përkatës.
Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.









