Pasditen e kësaj fundjave, do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë në IEVP Peqin. Ky proces do të realizohet nën masa të rrepta sigurie, me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë operacionit.
Transferimi bëhet pjesë e një planifikimi për rishpërndarjen e të dënuarve dhe përforcimin e masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Pavarësisht planifikimit të detajuar, ky proces mund të krijojë sfida në menaxhimin e ngarkesës dhe akomodimin e të dënuarve në IEVP Peqin.
Operacioni, i cili ishte planifikuar të realizohej gjatë natës, është shtyrë për pasditen e sotme për arsye organizative. Autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar standardet ligjore gjatë trajtimit të të dënuarve, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucion.
/5pyetjet.al









