Barcelona është rikthyer në krye të La Ligas. Katalanasit fituan 3-0 kundër Real Oviedos në “Camp Nou” dhe me 52 pikë rikthehet në komandën e La Ligas.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në fraksionin e dytë djemtë e Hansi Flick kaluan në epërsi me Dani Olmo në minutën e 52-të.
Më pas ishte Raphinha që shënoi golin e dytë, ndërsa Lamine Yamal “vulosi” rezultatin 3-0. Katalanasit rikthehen në krye të renditjes, duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pak.









