-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokalari kritikon Berishën pas sulmit me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues

Kryesoret

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas protestës kombëtare të zhvilluar një ditë më parë, ku u përdorën mjete të rrezikshme si molotovët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari e ka cilësuar veprimin e Berishës si të turpshëm dhe të papërgjegjshëm, duke theksuar se ky akt nuk ka lidhje me patriotizmin dhe është një shembull i dhunës që duhet të dënohet.


“E po të kesh qenë Kryeministër dhe President i vendit Sali Berisha dhe të valëvitësh flamurin shqiptar, ndërkohë që dërgon turmat të djegin zyrën e Kryeministrisë — një aset i popullit — duhet të jesh realisht i trashë për Zotin. Kjo pamje është e turpshme. Të paktën hiqe flamurin nga duar, sepse patriot nuk je. Nëse do realisht të ‘rrëzosh’ qeverinë Rama, shko digji shtëpinë e Ramës apo pronat e tij personale, jo të ushqesh dhunë te populli, ndërkohë që i vjedh natë e ditë dhe pastaj i kthen në huligan. Kjo është përtej alarmantes! Je i përbuzshëm dhe tejet turpërues. Dhe kjo dhunë është dhunë katundarësh, sepse civilizim nuk sheh askund në këtë foto,” shkruan Kokalari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit