Një Zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Orikumit, pranë bazës së Pashalimanit, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, rrëzimin e pishave dhe pemëve ku kanë bllokuar rrugën drejt Manstirit dhe Zvërnecit.
Ndërkohë mjetet mbeten në pritje, si pasojë e rrënies së pishave në rrugë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.









