-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor theksoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur, funksionale dhe me integritet. “Drejtësia funksionon kur respektohet, jo vetëm kur deklarohet”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti nënvizoi rolin thelbësor të KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor), KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ILD (Inspektorati i Lartë të Drejtësisë) dhe Shkollës së Magjistraturës në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se çështjet administrative, buxhetore dhe procedurale kërkojnë bashkëpunim institucional për suksesin e reformës në drejtësi.

“Drejtësia që të funksionojë i duhet kushte optimale, por mungesa e tyre nuk duhet të na bëjë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideale. Në institucionet e së drejtës nuk ka vend për tranzicion”, u shpreh Begaj, duke theksuar se “e drejta nuk negociohet”.

Presidenti përmendi gjithashtu ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe theksoi se pavarësia, siguria dhe respekti janë mjetet për të realizuar qëllimin e reformës në drejtësi, duke shtuar se shumë vendime varen nga qeveria dhe Parlamenti, por ato që janë në dorë të magjistratëve janë themelore për reformën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit