“Fati i Veliajt dhe Ballukut në Kushtetuese”-ishte tema e pjesës së dytë mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”. Juristi Kreshnik Spahiu duke bërë një analizë të dy çështjeve u shpreh se kryeministri Edi Rama ka qenë më larg me Veliajn sesa Ballukun.
“Erion Veliaj është i orientuar për ta çuar cështjen në Gjykatën Euorpiane e cila ka si parakusht trajtimin e cështjes në të gjitha gjykatat shqiptare. Edhe për efekt procedural të konsumimit të kësaj faze, Veliaj e ka kryer këtë. Pjesa që kishte ngjashmëri e Veliajt me Ballukun është shqyrtimi i parë, i shkarkimit që u bë nga qeveria i kryetarit të bashkisë, ku gjykata konstatoi një shkelje të ligjit dhe evidentoi përplasjen e dy pushteteve, qëndrorit me pushtetin lokal.
Nuk kemi pasur një rast kur prokuroria me kërkesë të gjykatës të aprovojë pezullimin nga detyra të një ministri pavarësisht se është deputet dhe gëzon imunitetin. Cdo lloj qeverie që të ishte. Imunitet do të thotë mbrojtje nga ligji. Dosja e Ballukut kaloi në tre faza të ndryshme nga Erion Veliajt. Edhe tratimi nga qeveria nuk ka qenë qëndrimi i barabartë, sepse qeveria e shkarkoi Erion Veliajn përtej kompetencave.
Rama ka qenë më larg me Veliajn sesa Ballukun. Veliajn e ka parë si një lloj rivali politik, e ka trajtuar si fraksion në të ardhmen. Historia ka treguar se lidershipi politik shqiptar pas disa viteve bëhen paranojak, e forcojnë pushtetin duke goditur profilet që ngrihen. Për Veliajn mund të justifikohej edhe një masë më e lehtë sepse kishte qenë disa jashtë dhe ishte kthyer. Mund të justifikohej një masë më e lehtë” tha ai.









